OSHEE nuk i përmbush detyrimet ligjore ndaj klientëve

514
Sigal

PS-ja akuzonte Berishën për menaxhim kriminal të kompanisë CEZ, por hesht dhe nuk e çon në gjykatë

Dje kryeministri Rama, edhe një herë, u bën thirrje shqiptarëve që të paguajnë energjinë elektrike me hir, e të shkojnë te arka e OSHEE-së, duke kënduar edhe një këngë ( të marazit), sepse ndryshe…ligji i burgut e prek fukaranë. “Të paguash energjinë sot, do të thotë të investosh për nesër! Për veten dhe për vendin. Kush nuk ka lidhur ende marrëveshje, të mos e humbasë ofertën lehtësuese deri në 28 shkurt”, shkruan Kryeministri Rama.

Po menaxhimi i keq, që përbën procedim penal, përse nuk dënohet zoti Kryeministër?

 Jo më ne, gazetarët, jo më shqiptarët fukarenj, por edhe vetë kryeministri ripohon diçka që  vetë ai e kishte harruar, sa u bë kryeministër. “E pamë të gjithë, thekson Kryeministri, “se si moti i rënduar i fundvitit nxori në dukje edhe njëherë, kudo nëpër Shqipëri, gjendjen e mjerë ku është katandisur në njëzet vjet sistemi i shpërndarjes së energjisë”. Mosfurnizimin me energji elektrike, në mes të dimrit, që përbën mosplotësim të kontratës që ka OSHEE me qytetarët, në vend që qeveria të ngarkojë me përgjegjësi OSHEE-në , kryeministri Rama e justifikon nga përgjegjësia ligjore. Pra shkaku i rrënimit të OSHEE-së nuk janë qindarkat e fukarenjve që nuk kanë paguar CEZ-in, por peshkaqenët e menaxhimit atje lart, te koka. Është vetë qeveria. Mirëpo, meqë qeveria ka edhe arrën, edhe gurin në dorë, ligjin e bëri kamxhik dhe burg,  për fukaranë që nuk ka lekë, as për bukë, por as të paguajë dritën që i djeg llamba, por nga nxitimi ndoshta, ka harruar që të çojë në këtë burg ata që e keqmenaxhuan dhe e dëmtuan me dashje kompaninë shpërndarëse të energjisë elektrike.  Erjon Braçe, i kërkon qeverisë të fillojë procedimet penale për cilindo ish-ministër apo kryeministër të qeverisë së mëparshme. “Është e vërtetë që Ridvan Bode është vënë në dijeni nga unë për abuzimet në CEZ dhe s’bëri asgjë! Sali Berisha e ndaloi të bënte veprimin e duhur ligjor. Mosveprimi me pasojë dëmin ekonomik (në këtë rast), është vepër penale!! Ka vetëm një problem; të gjitha këto krime i kam denoncuar unë në opozitë, Berisha ishte në çdo rast kundër meje! Edhe ky është krim dhe krimi duhet ndëshkuar. Privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, shitur te kompania CEZ së bashku me linjat dhe nënstacionet, ishte një krim i rëndë! Krim i konsumuar nga Sali Berisha! Humbja e vlerës së 24% të aksioneve të shtetit shqiptar nga menaxhimi kriminal i kompanisë CEZ, ishte një krim i rëndë! Madje dorëzimi i kompanisë me vlerë tregtare negative ishte një krim i rëndë!”, – thekson Braçe. Mirëpo Braçe, i bie daulles kot, se ai nuk ka guxim që t’i kërkojë llogari qeverisë së tij përse nuk çon në gjykatë këto krime ekonomike që kanë bërë qeveritarët! Sepse qeveria e Braçes e  tregon forcën e kamxhikut e të burgut vetëm ndaj fukarenjve dhe është lavatriçe e krimeve për politikanët.

OSHEE shpërfill ankesat e detyrimet ndaj klientëve

Shumë qytetarë të shqetësuar, me letra në dorë sorollaten me orë dhe me ditë të tëra nëpër zyrat e “Kujdesit ndaj klientit” që është bërë si thertore për klientët, duke u ankuar për padrejtësitë që u bëjnë sistematikisht punonjësit e OSHEE-së. Mirëpo, edhe pse mbushin fletë të tëra ankese, asnjëherë qytetarëve nuk u kthehet asnjë përgjigje nga OSHEE-ja, por edhe nuk u zgjidhet asnjëherë halli. Qytetari G.K tregon: “Para disa ditësh OSHEE-ja bëri ndërrimin e telave të linjës te lagjja ime. Papritur na vjen tension i lartë në shtëpi dhe më dogji lavatriçen, televizorin dhe kompjuterin. Mora në telefon drejtorin e OSHEE-së, i cili më adresoi te inxhinieri dhe ky më premtoi që do të më dëmshpërblenin. Mirëpo sa ikën ata, askush më nuk më dëgjon dhe nuk më dëmshpërblen”. E.N, ka të njëjtin hall, por shton: “Mua nuk duan të më dëmshpërblejnë për lavatriçen e televizorin që m’u dogj nga tensioni i lartë që më erdhi papritur, ngaqë kam disa detyrime. I shleva ato, por më thonë, që atëkohë isha debitor dhe nuk më njohin dëmin që më shkaktuan. Lekët na i marrin, por na lënë në kurriz edhe dëmin e tyre.”.  T.L ankohet se përsëri i ka ardhur kamata e viteve të shkuara të asaj energjie elektrike që i është mbifaturuar, por që nuk e ka konsumuar. TL na pohon se OSHEE-ja i thotë që të paguajë edhe kilovatorët e mbifaturuar, edhe kamatën e tyre dhe në konsumin e energjisë që do harxhojë në të ardhmen, do t’i zbritet diferenca e lekëve. Kjo është logjika e matrapazit të OSHEE-së që vjedh e zhvat klientët e saj me forcën e ligjit të shtetit, por që njëkohësisht abuzon me mosrespektimin e ligjit, po nën kujdestarinë e qeverisë. OSHEE-ja është kompani si të gjitha kompanitë tregtare që vepron në tregun e lirë. Ka të drejtat e saj, që në rastin tonë, i mbron shteti me ashpërsimin edhe të Kodit Penal për këdo që cenon interesat ekonomike të kësaj kompanie. Çuditërisht dhe pa logjikë kjo sjellje e qeverisë, sepse nëse do të veprojë barazia ligjore me këtë mendësi të qeverisë, do t’i duhet që për mbrojtur çdo interes ekonomik të secilës kompani që vepron në Shqipëri, të nxjerrë ligje të veçanta ndaj klientëve të tyre. Por, ligje, madje edhe të parashikuara nga Kodi Penal, ka edhe për detyrimet që nuk përmbush OSHEE-ja ndaj klientëve të saj.

Qytetari G.K tregon: “Para disa ditësh OSHEE-ja bëri ndërrimin e telave të linjës te lagjja ime. Papritur na vjen tension i lartë në shtëpi dhe më dogji lavatriçen, televizorin dhe kompjuterin. Mora telefon drejtorin e OSHEE-së, i cili më adresoi te inxhinieri dhe ky më premtoi që do të më dëmshpërblenin. Mirëpo sa ikën ata, askush më nuk më dëgjon dhe nuk më dëmshpërblen”. E.N, ka të njëjtin hall, por shton: “Mua nuk duan të më dëmshpërblejnë për lavatriçen e televizorin që m’u dogj nga tensioni i lartë që më erdhi papritur, ngaqë kam disa detyrime. I shleva ato, por më thonë, që atëkohë isha debitor dhe nuk më njohin dëmin që më shkaktuan. Lekët na i marrin, por na lënë në kurriz edhe dëmin e tyre.”.  T.L ankohet se përsëri i ka ardhur kamata e viteve të shkuara të asaj energjie elektrike që i është mbifaturuar, por që nuk e ka konsumuar. TL na pohon se OSHEE-ja I thotë që të paguajë edhe kilovatorët e mbifaturuar, edhe kamatën e tyre dhe në konsumin e energjisë që do harxhojë në të ardhmen, do t’i zbritet diferenca e lekëve

 

Petraq BARJAMI