OSHEE: Normalizohet situata energjetike, vijon puna në zonat e përmbytura

571
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën energjetike në vend, pas anomalive të krijuara në rrjet nga reshjet e shiut. Informacioni i orës 12, i marrë nga 11 drejtoritë rajonale të OSHEE, të cilat përcjellin situatën energjetike çdo orë pranë shtabit të Divizionit të Shpërndarjes në OSHEE, tregon për një situatë normale të furnizimit me energji elektrike, me përjashtim të disa zonave të përmbytura një ditë më parë, në Lushnjë e Durrës.
Rreth 1800 punonjës të OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e të gjitha defekteve me qëllim rikthimin sa më shpejt të energjisë tek abonentët. Sipas informacionit të përcjellë nga dispeçeria qendrore e OSHEE, janë gjithsej 6 fidera pa energji të cilat furnizojnë zonat rurale të përmbytura. Theksojmë se fiderat pa energji janë ajrore dhe ka vështirësi në terren për riparimin në kohë te defekteve , me gjithë angazhimin maksimal të grupeve të avarive të OSHEE. Të gjithë nënstacionet janë në skemënormale. Të gjitha linjat që furnizojnë hidrovoret janë në punë. Fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorët e rendësisë së veçantë janë të gjithë në punë.
Zonat më të prekura nga defektet janë:
Tiranë
Shën Mëri (pjesërisht), Yzberisht (pjesërisht), Shkozë, Zallbastar, Allias (pjesërisht), Babru (pjesërisht).
Durrës
Katundi i Ri, Pompat Harizaj, Qerret.
Kukës
Mamëz (pjesërisht), Surroj (pjesërisht), Qinamakë, (pjesërisht), Pac (pjesërisht), Golaj (pjesërisht).
Burrel
Komuna Orosh. Gurrë e Madhe (pjesërisht).
Elbasan
Rrasë e Belshit, Labinot.
Berat
Divjakë, Perondi e Kuçovës.
Korcë
Voskopojë (pjesërisht)
Sigal