OSHEE në zonat bregdetare: Në 3 ditë, mblidhen 60 mijë dollarë detyrime

574
Aksioni i OSHEE është zhvendosur në zonat bregdetare për t’i dhënë mbëshetje agjencive që menaxhojnë rajonet nga Velipoja në Sarandë. Aksionet janë përforcuar këto ditë, duke nisur me rajonin e Shkodrës, dhe konkretisht duke parë nga afër situatën në zonat Velipojë dhe Shëngjin, nga ku Operatori i Shpërndarjës së Energisë Elektrike ka kryer verifikime mbi ligjshmërinë e furnizimit me energji elektrike.

Drejtore e Divizionit Tregtar pranë OSHEE-së, Albana Ferraj pa nga afër kordinimin dhe ndarjen e detyrave në terren. Ndërsa në një prononcim për mediat u shpreh se janë arkëtuar 60 mijë dollarë. “Prej datës 7 gusht kur nisi operacioni, janë kryer 2600 kontrolle, duke konstatuar abuzime të shumta dhe masa ndëshkuese deri me arrestime, ndërsa nga ana tjetër janë arkëtuar rreth 60 mijë dollar dhe janë nënshkruar rreth 100 aktëmarrëveshje të pagesës me këste të detyrimit.”
Sigal