OSHEE me 1880 punonjës në terren për të riparuar dëmtimet e linjave nga moti i keq

45
Moti i keq në të gjithë vendin me reshje shiu, dëbore, si dhe me rrëshqitje dheu, ka dëmtuar linjat e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike duke sjellë errësirë në disa zona.
Disa zona në Tiranë, Kukës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat, Durrës, Burrel dhe Gjirokastër, janë pa energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq. OSHEE thekson se fiderat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë së veçantë janë të gjithë në punë. Përjashtim bën zona e Rreshenit ku ka rrëshqitje të dheut ne shtyllën e tensionit të lartë, dhe në nënstacionin e Librazhdit që furnizon Bashkinë dhe Prefekturën.
Sipas një njoftimi zyrtar të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është shpallur gjendja e gatishmërisë duke nxjerrë në terren 1800 punonjës dhe janë marrë të gjitha masat organizative dhe teknike për të rikthyer energjinë tek abonentët. 
“Problem janë zonat e thella rurale malore, si dhe kushtet e vështira të punës gjatë natës për shkak të motit të keq. Të gjithë hidrovorët janë në punë. Grupet e punes janë në terren për eliminimin sa më të shpejtë të defekteve”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, rreth orës 12.00 të mesditës pati problem në nën stacionin e Farkës i cili u përmbyt por falë punës të grupeve të OSHEE, u bë e mundur rikthimi në punë i këtij nënstacioni.
Reshjet e dendura të shiut kanë vënë në rrezik zonën e Bregut të Lumit e për pasojë për efekt sigurie janë stakuar fiderat 104/108/247/244/248.
Kjo ka sjellë mungesë energjie në zonën e Zall-Bastarit pjesërisht, një pjesë e Kamzës, Shën Mëria e gjitha pa drita, një pjesë e Ibës dhe e Farkës, Shupal dhe zona e Bregut të lumit e gjitha.
Linja 30-41/1 Rrubik –Rrëshen është stakuar për masë sigurie pasi shtylla ku është kjo linjë ka rrëshqitur, duke lënë pa tension N/St (Rrëshen, Kaçinar)
Zonat pa energji: Bashkia Rreshen, Komunat: Kthelle, Kaçinar, Kashnjet, Ungreje.
Në lidhje me situatën në tërësi, zonat më poshtë nuk kanë energji elektrike për shkak të defekteve nga mot i keq
Tirana
Ibë (pjesërisht), Kombinat, Mullet, Kodra Priftit (pjesërisht), Shupal (pjeserisht), Valias, Farkë, Gjikaj, Shënmeri
Kukës
Geghysen (pjesërisht) /Kukës; Pac /B.Curri, Nikoliq/Has, Mamëz,Suroi, Fajzë
Elbasan
Lunik (pjesërisht) dhe pjesërisht zonë e qytetit/Librazhd, Polis, Gracen
Shkodra
Iballë, Arrës Miliskaj, Velipojë, Hajmel, Shengjin, Qytet Lezhë, Zejmen.
Vlora
Amonic, Gorisht/ Vlorë, Rradhimë, Orikum
Berat
Divjakë/Lushnje
Durrës
Zona ish-Keneta, Durrës /Spitalla, Bisht Pallë, Rrogozhine/Gos
Burreli
Thuman, Fushë Gjorm, Shtufe, Simon, Qafë Zorres, Cerenet, Zejnisht.
Gjirokastra
Lazarat, Lunxheri