OSHEE, i ka ndërprerë energjinë elektrike 3 mijë bizneve që janë debitorë

657
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i ka ndërprerë energjinë elektrike 3 mijë bizneve që ushtrojnë aktivitetin në bregdet dhe janë debitorë .OSHEE paraljamëron se nuk do të ketë asnjë tolerim. OSHEE ka ndërmarrë ndërprerjen e energjisë elektrike për rreth 3 mijë biznese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bregdet dhe rezultojnë debitore. Drejtori i raportimit në këtë institucion, Klevis Jahaj deklaron se aktualisht është realizuar kontrolli në rreth 60% të subjekteve.
Klevis Jahaj: “Rreth 60% e debitorëve janë të kontrolluara dhe për 3 mijë prej tyre janë marrë masa” Ai shpjegon dhe ndërprerjet e energjisë elektrike në gjithë vendin, të cilat kanë ardhur si pasojë e mbingarkesës së rrjetit e lidhur kjo me temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin. OSHEE bën me dije se një tjetër arsye është edhe fakti që aktualisht është periudhë remontesh.
Klevis Jahaj: Për shkak të natyrës së investimit jemi të detyruar të kryejmë ndërprerje të furnizimit me energji në zonat ku po zhvillohen investimet. Por ka dhe ndërprerje që vijnë për shkak të mbingarkesës në rrjet dhe temperaturave të larta”
Javët e fundit pothuajse në të gjithë vendin ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike me orare të kufizuara.
Sigal