OSHEE: Humbjet në rrjetin e shpërndarjes zbresin në 30.9%, ulen me 6.8%

43
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton për përmirësim të treguesve kryesorë, humbjeve dhe arkëtimeve që ndikojnë direkt në furnzimin me energji të qytetarëve. Sipas të dhënave, në periudhën janar-nëntor të këtij viti, arkëtimet arritën në 59.4 miliardë lekë me rritje 16.5 miliardë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërsa humbjet zbritën në 30.9%, duke qenë 6.8% më të ulëta se në vitin 2014.
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë ka rënë ndjeshëm, ndërsa arkëtimet janë rritur. Të dhënat e fundit të operatorit të shpërndarjes së energjisë tregojnë për një përmirësim të treguesve kryesorë, që ndikojnë në furnizimin me energji të qytetarëve dhe financave të kompanisë. Për periudhën janar-nëntor të këtij viti, OSHEE ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, me rritje 16.5 miliardë kundrejt 11-mujorit të vitit të kaluar dhe 24.4 miliardë lekë më shumë se 11 mujori i 2013-ës.
Përsa i përket humbjeve, si 11-mujor, ato regjistruan nivelin e 30.9%, me ulje 6.8% kundrejt 2014-ës dhe 13.1% më pak se në të njëjtën periudhë të 2013-ës.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, treguesit e fundit dëshmojnë se reforma në sektorin e energjisë në lidhje me kthimin e ligjshmërisë të pagesat e faturave është në rrugë të mbarë, për më tepër shërbime cilësore dhe më shumë investime në të ardhmen.
Ecuria e arkëtimeve
11-mujori 2015 59.4 mld lekë
Kundrejt 2014 16.5 mld lekë rritje
Kundrejt 2013 24.4 mld lekë rritje
Ecuria e humbjeve
11-mujori 2015 30.9%
Kundrejt 2014 6.8% ulje
Kundrejt 2013 13.1% ulje