OSHEE bën bilancin e muajit Gusht, humbjet u ulën në 29.3%, arkëtimet 5,1 miliard lekë

451
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri sot publike të dhënat e muajit Gusht 2015, në të cilin humbjet ulen në nivel rekord ndërsa vazhdon ritmi pozitiv i arkëtimeve.
Arkëtimet këtë muaj arritën në 5,12 miliardë lekë. Për efekt krahasimor me të njëjtin muaj të vitit 2014 janë 1,69 miliard lekë më shumë, ndërsa krahasuar me Gushtin e vitit 2013 rezulton të jenë arkëtuar 1,81 miliard lekë më shumë.
Në total, si 8-mujor, arkëtimet arritën në vlerën e 44,4 miliardë lekë, thënë ndryshe 14,6 miliardë më tepër se periudha Janar-Gusht 2014 (49% rritje), dhe 19 miliardë më shumë se 2013-a (75% rritje).
Nga ana tjetër, humbjet në rrjet vijojnë reduktimin në sajë të vendosmërisë së kompanisë për të rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike. Në Gusht 2015, humbjet zbritën në nivelin 29.3%. Krahasuar me Gusht 2014 kemi 7.1 % më pak humbje ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013 kemi 9.2% më pak humbje.
Humbjet në total si 8-mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31.72 %, nga 39.4 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 44.3% të regjistruara në 8-mujorin e parë 2013.
Sigal