OSHEE: 5 fidra të rinj, “unazë” për Durrësin

548
Sigal

Përfitojnë
60 mijë banorë. Investim, 1.5 milionë euro

 

 

Gazeta
Telegraf/

 

OSHEE
përfundon një tjetër projekt më rëndësi, kësaj here në qytetin bregdetar të
Durrësit. Me një investim prej 1.5 milionë euro, ka përfunduar ndërtimi i 5
fidrave të rinj që dalin nga N/stacioni i Spitallës dhe lidhen në formë unaze
me fidrat e N/Stacionit të Shkozetit.

 

“Ky
investim i radhës r
rit sigurimin e furnizimit me energji elektrike të
abonentëve që marrin energji elektrike nga keto 5 fidera 20 kV pasi do të
lidhen unazë me fidrat ekzistues nga N/st Shkozet. Redukton frekuencën e
shpeshtë të defekteve, si dhe bëjnë një lehtësim të ngarkesave në rrjetin
ekzistues që furnizohen momentalisht nga N/st Shkozet”, deklaroi për mediat,
administratori i OSHEE-së, z.Adrian Çela.

 

Sipas
administratorit të OSHEE-së, investimi prek rreth 60 mijë banorë të qytetit të
Durrësit dhe dhe jep siguri në menaxhimin më të mirë të ngarkesës në rrjet.

 

Të 5
fidrat shtrihen në akset rrugore “Aleksandër Goga”, “Aleksandër Moisiu”,
“Rrugën e Dëshmorëve”, “Hafiz Podgorica” si dhe “Rrugën Egnatia”, si dhe prek
zonat si:

Lagjen
nr.7 rruga “Aleksandër Goga”, përballë shkollës “Nënë Tereza, prek Lagjen 8,
lagjen 4 te rruga “Egnatia”, pranë shkollës së Muzikës, e deri te Lagja 1, e
cila shtrihet nga Porti Detar, “Rruga Taulantia”, etj., përmes një linje 22.3
km të gjatë TM 20 kV.
  

 

Aktualisht
në Durrës po investohen për ndërtimin e 4 fidrave të rinj në zonën e Shkozetit,
me vlerë investimi 4 milionë euro.

 

“Kjo zonë,
dikur industriale, është kthyer pas viteve ’90 në një “rajon” i tëri informal,
i mbipopulluar dhe e me rrjet elektrik të mbingarkuar dhe kaotik, të
amortizuar, etj. Këto 4 fidra të rinj do të garantojnë jo vetëm cilësi të
furnizimit të konsumatorëve, por dhe siguri pasi do te kemi dy burime te
ndryshme furnizimi (pra do të jenë në formë unaze)”, deklaroi Çela.

 

Deri më
tani, OSHEE
 ka
investuar dhe po investon në Durrës rreth 17 milionë euro
.

 

Në të
ardhmen
 pritet të
financohen projekte të tjera me rreth 9 milionë euro
 të tjera,
që prekin qytetin, por edhe zonat turistike dhe rurale të qytetit të Durrësit.
  

 

P.sh, do
të nisë shumë shpejt rikonstruksioni i 22 kabinave, tejet të amortizuara, ku
niveli i humbjeve është tejet i lartë, dhe që ndodhen në Durrës dhe përreth.

Pas
ndërtimit të tyre sipas standardeve bashkëkohore, me linja ABC, humbjet zbresin
në 8%, nga 30% që janë aktualisht, me vlerë investimi 800 mijë euro.