OSHEE: 1200 punonjës për riparimin e defekteve në rast avarie nga moti i keq

19
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike të 10 Drejtorive Rajonale.
Në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1200 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 16 grupe për ndjekjen e regjimit të punës dhe 20 inxhinierë të sigurisë në punë.
Nga avaritë te Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:
Nënstacioni (Nst) Vukpalaj është dëmtuar Transformatori i fuqisë 35/10 kv me fuqi 1.8 mva. Zona pa enegji: Kelmend/Vukpalaj.
Linja 35 kV, L 30-55/2 e stakuar me defekt. Zonat pa enegji: Bashkia Shkodër, lagjet Kiras, Boric, Gruemirë/Koplik, Dobrac/Shkodër.
N/St Mifol është jashtë pune si pasoje e riparimit të thikes 35 kV të linjes TEC Fier – Kafaraj
Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:
Tirana: Ka me defekt 4 fidra si pasojë e erës së fortë me furtunë gjate natës dhe ne vazhdim. Zonat e mbetura pa energji: Sauk, Shupal, Gërdec.
Durrësi: Ka në avari 13 fidra dhe zonat pa energji elektrike janë: Borizan, Thuman, Derven , Sukth, Gjiri i Lalzit/Shijak; Spitallë, ish-Kënete, Xhafzotaj, Shkembi i Kavajës/Durrës.
Shkodra: Ka në avari 9 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Plazh Velipojë, Vrakë/Koplik, Rrape, Luf, Iballë/Pukë, Plazh Velipojë, Kuç, Vau Dejës/Shkodër, Shënkoll Tale/Lezhë.
Burrel: Drejtoria Rajonale Burrel ka ne avari 4 fidra perkatësisht, me problemetike difekt si pasojë e erës së fortë gjatë natës e në vazhdim. Zonat e mbetura pa energji janë qytet Zenisht/Burrel , Rubik/Rëshen dhe Skuraj/Lac ,me numër abonentëve të mbetur pa energji 2254 në total.
Kukës: Ka në avari 7 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Geghysen, Ragam, Tropojë e Vjeter, Pac, Bujan/B.Curri, Fajzë, Spitali Krumë/Krumë, Shishtavec Mamëz, Shemri, Shtiqën/Kukes, Fajzë/Krumë
Fier: Ka në avari 5 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Amonicë, Gorisht /Vlorë, Portëz/Fier, Divjakë/Lushnje
Gjirokastër: Ka në avari 3 fidra dhe zonat e mbetura pa energji janë: Petran, Maleshove/Përmet, Qesarat/Tepelene.