OSHE: Energjia me probleme në zonat malore, raportoni në 04 22 74 141

625
TIRANE – Rikthimi i motit të keq jo vetëm me reshje shiu por edhe dëbore, ka sjellë probleme sa i përket furnizimit me energjinë elektrike, megjithatë të prekura janë vetëm zonat rurale ku terreni është i vështirë.
18 fidera janë stakuar gjatë natës si pasojë e përkeqësimit të motit, ndërsa rajonet më problematike janë ato të Fierit, Durrësit dhe Burrelit për shkak të kohës së keqe me shi dhe erë. Në Burrel ka dhe reshje dëbore, duke sjellë kështu stakimin e disa fiderave.
Rreth 1 mijë e 800 punonjës janë në terren në gjendje gatishmërie për të riparuar defektet në të gjithë vendin. Pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE është vënë në shërbim numri 04 22 74 141, ku qytetarët mund të raportojnë problematikat në furnizimin me energji elektrike në zonat ku ata banojnë.
Sipas një njoftimi zyrtar të OSHEE-së, të gjitha hidrovoret janë në punë.
Zonat më të prekura nga defektet janë:
Rajoni Tiranë:
Zall Bastar, Shën Gjerg, Linzë dhe Yzberishti (pjesërisht)
Rajoni Durrës:
Ura e Gjolës, Budëll, Bubq, Dari, Mazhë e Madhe, Plazhi i Spillesë, Gjepalaj, Shahinaj dhe ish-Kenete
Rajoni Shkoder:
Rrethina/Lezhë, Shkodër, Gjadë dhe Koman
Rajoni Burrel:
Laç, Rrëmullë/Burrel, Fan/ Rrëshen; Fshatrat: Gurrë e Madhe, Gurre e Vogël, Dom, Mishter, Borovjan, Kander, Kastriot, Kishavec, Rashnopoje, Sohodolletj
Rajoni Korçë: 
Pjesërisht Velçani
Rajoni Fier:
Fshatrat: Jagodin, Suk1, Suk 2, Arabaj, Komuna Levan, Lagfjet: Qenas, Kastriot, 16 Prili, Komuna Terbuf: Sulzotaj, Shënepremte, Germenj i Vogel, Bishcukas, Cermë Pasha, Cerme Shkumbin. Cermë e Sipërme. Cerme Proshk, Ndërmarrja e Naftës dhe Gazit
Rajoni Kukës: 
Papaj, Sopot, Borje dhe Shishtavec.
Rajoni Elbasan: 
Zona Lunik (pjesërisht), Rrajcë/Librazhd, Papër/Cërrik
Rajoni Gjirokaster:
Fshati Lazarat 
Sigal