OSBE: Policia të mos përzihet me zgjedhjet, të luftojë kanabisin

610
Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së beson se Policia e Shtetit në këto zgjedhje do të jetë e paanshme dhe se do të vazhdojë luftën kundër kanabisit. Deklarata u bë gjatë një takimi me kreun e Policisë, Haki Çako dhe me kreun e KQZ-së, Denar Biba, në prag të nisjes së trajnimit të punonjësve të Policisë së Shtetit për ruajtjen e zgjedhjeve të 17 qershorit nga të tri institucionet.

“Më pak se tre muaj dhe shkojmë drejt zgjedhjeve, – tha Borchard, – zgjedhje që janë gur themeli për demokracinë. Kemi bërë shumë progres në proceset zgjedhore; besoj se në këto zgjedhje, Policia do të jetë e paanshme dhe do të vazhdojë të luftojë kanabisin.”

Kreu i KQZ-së, Denar Biba, nga ana e tij, sugjeroi se zgjedhjet shkojnë më mirë kur Policia nuk duket shumë ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Çako, tha se do respektohen standartet. 
Sigal