Sigal

OSBE ka reaguar ne lidhje me arrestimin e trafikantit te shumekerkuar nderkombetarisht, Klement Balili. Sipas OSBE-së perpjekjet e luftes ndaj krimit ne shqiperi po japin rezultate.

Ne reagimin e saj OSBE-ja ka pergezuar policine e shtetit per arrestimin e Balilit

Ja reagimi i plote:  

Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës.