Ortodoksët kremtojnë Lartësimin e Kryqit tek kisha e shembur në Dhërmi

77
VLORË – Besimtarët ortodokës kanë kremtuar dje Lartësimin e Kryqi në rrënojat e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Dhjetëra besimtarë të shoqëruar nga një prift kanë vizutuar dërmadhat e kishës e cila u shemb nga UINUV më 26 gusht.
Shembja e shtesës së kishës solli reagimin e ashpër të Ministrisë së Jashtme greke dhe të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Lartësimi i Kryqit, kremtuar në 14 shtator, përkujton gjetjen e Kryqit të Krishtit nga Shën Elena, nëna e perandorit Konstandin, në shekullin IV dhe, pasi u morë nga persianët, rimarrjen e tij nga perandori Irakli, në shekullin VII, kur ai u “lartësua” në Kishën e Ngjalljes në Jerusalem. Ky ritual bëhet akoma edhe sot në disa Kisha.