Orteku i madh rrokulliset në alpet franceze, 4 skiatorë të vdekur

682
Të paktën katër skiatorë kanë humbur jetën dhe një tjetër është zhdukur pas një orteku në Alpet jugore, shkruan BBC.
Gjatë një vizite në qytetin jugor të Nisës, kryeministri francez Edouard Philippe u tha gazetarëve se operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.
Mediat lokale thanë se skiatorët, duke përfshirë një udhërrëfyes, ishin jashtë rrugës në një zonë të largët të parkut kombëtar Mercantour.
Sipas njoftimeve, orteku u shkaktua pak para orës 13:00 me orën lokale të premten.
Ky është orteku më vdekjeprurës këtë dimër që godet Francën, ndërsa më 15 shkurt një tjetër ortek në malet Pirenej vrau tre skiatorë.
Sigal