Ora ideale kur duhet të konsumoni kafenë

570
Ndikimi i kafesë në organizmin e njeriut është marrë shpesh në analiza nga ekspertët dhe ndonjëherë rezultatet bien ndesh me njëri-tjetrin.
Një çështje që gjithashtu është vënë në diskutim, është koha ideale e konsumimit të kafesë. Nuk është e këshillueshme nga specialistët që të jetë kafeja gjëja e parë që pimë në mëngjes.
I gjithë sekreti është tek hormoni i kortizolit ,i njohur si hormoni i stresit, por edhe hormoni që kontrollon orën biologjike. Kur trupi e çliron, atëherë ndihemi të zgjuar.
Nivelet e kortizolit, në të vërtetë, janë më të larta herët në mëngjes. Në këto kushte, kafeina rrit edhe më shumë nivelin e këtij hormoni dhe nëse do t’i shtosh organizmit edhe një kafe, trupi do të prodhojë më shumë kortizol dhe nëse jo, prodhon më pak. Edhe pirja e shumë kafeve gjatë ditës mund të çojë në efekte të tjera si nervozizëm, pagjumësi, aritmi etj.
Koha më e mirë për të pirë kafe është pas mëngjesit. Ora ideale është 9:00 ose 10:00 paradite.
Sigal