Opozita maqedonase në protestë, bllokohet dogana e Qafë-Thanës sot në orën 17.00 - 18.00

Pika doganore e Qafë Thanës do të bllokohet për një orë sot pasdite.

Sipas Drejtorisë së Kufirit e Migracionit në Korçë, në pikën doganore të Qafë Thanës nuk do të kryhet asnjë veprim në hyrje - dalje për shkak të një proteste që do të zhvillojë opozita maqedonase.

"Më datë 21.12.2017, jemi njoftuar nga pala maqedonase, se në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, do të ndërpritet puna në hyrje dhe në dalje, nga ora 17.00 deri në orën 18.00, për shkak të një proteste të opozitës maqedonase", sqaron policia.