Operohet me sukses aktori Ndriçim Xhepa

643
Prej ditësh aktori i njohur ndodhet jashtë Shqipërisë ku dhe i është nënshtruar një operacioni. Në një prononcim të pak ditëve më parë Xhepa sqaroi se duhet të kryente një operacion në mushkëri në Gjermani.
“Nuk është gjendje alarmante por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Kam një ftohje të vjetër që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë këtu nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”.- është shprehur ai.
Elma Doresi, regjisore e njohur e Teatrit Kombëtar ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë artdashësit duke treguar se operacioni të cilit i është nënshtruar aktori ka përfunduar me sukses.
“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e njohin Çim Xhepën: Ndërhyrja perfundoi me sukses.
Jetë të gjatë miku ynë i vjetër!”,- shkruan një nga miqtë e aktorit. Ne i rupjmë shërim të shpejtë Ndriçim Xhepës.
Sigal