Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike ul nivelin e humbjeve

485
Sigal

Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike ka vijuar që
të përmirësojë perfomancën edhe në muajt vijues të këtij viti. Sipas të dhënave
të OSHEE gjatë kësaj përiudhe ka pasur ulje të nivelit të humbjeve të energjisë
elektrike në rrjet me reth 3.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti
më parë si dhe janë rritur arkëtimet, të cilat kanë kapur nivelin e 40.7
miliardë lekëve. Në 8 muajt e parë të 2016, Operatori i Shpërndarjes së
Energjisë Elektrike ka vijuar që të ulë nivelin e humbjeve në rrjet, të cilat
kanë arritur në nivelin 28.1 % nga 31.7% që ishte në të njëjtën periudhë të një
viti më parë. Kjo ka ardhur falë investimeve të kryera në rrjet në nënstacione
dhe kabina elektrike. Ulja e nivelit të humbjeve për periudhën janar-gusht
2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është 3.6%. Nga të
dhënat e 8 mujorit konstatohet se ka pasur një rritje edhe të nivelit të
arkëtimeve, të cilat rezultojnë 40.7 miliardë lekë prej të cilave 2.6 miliard
lekë janë nga aktmarrëveshjet, ndërsa 38.1 miliard lekë nga faturat kundrejt
35.6 miliardë lekë që u arkëtuan nga faturat në janr –gusht 2015. Gjatë
periudhës janar-gusht ka pasur një numër të konsiderueshëm të lidhjeve të reja
të energjisë dhe instalime të matësave elektrike, kryesisht në zonat më të
mëdha urbane si në Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër. Në 8 muaj janë nënshkruar
50.613 aktmarrëveshje të reja prej të cilave 46.238 i takojnë abonentëve
familjarë, ndërsa 4.375 të tilla me abonentët biznes.