Operatorët e transportit urban kërcënojnë: Nga 1 janari ndërpresim shërbimin

454
Kanë dalë të zhgënjyer përfaqësuest e transportit të shërbimit urban në kryeqytet nga takimi që patën në Bashkinë e Tiranës me kryebashkiakun Veliaj.
Dy palët nuk kanë lëshuar pe në qëndrimet e tyre për çmimin e biletës.
Duke folur për mediat, përfaqësuesit e transportit publik paralajmëruan ndërprerjen e shërbimit nga 1 janari 2016.
“Ne jetojmë në këtë vend, kryetari i Bashkisë tha dje se nuk jam as kryetari i Prishtinës dhe as Shkupit.Shkupi dhe Prishtina transportin e kanë shtetëror, ndërsa ne e kemi 100% privat. I njëjti nivel është atje, i njëjti këtu.Ne sot nuk u morëm vesh. Me datën 1 janar nuk ecim do të mbyllim. Nuk do të ketë transport poblik.Nuk vazhdojmë dot. Do të dorëzohemi, le ti marrë banka mjetet”.
Ata thonë se kanë prekur pikën fundore sa i përket financave, duke mos mundur të japin prej muajsh pagat e punonjësve.
“Jemi dakord me të gjitha, edhe biletën elektronike jemi gati ti futim hap pas hapi në një kohë sa më të përshtatshme. Problemi ynë kryesor është çmimi, sot vetëm çmimi nuk u diskutua nga kryetari i Bashkisë. Ne sot kemi arritur ku nuk nban më, nuk mund të rezistojmë. Nëse është keqkuptuar në konferencën për shtyp për greva, nuk bëhet fjalë për greva, nuk kemi mundësi të vazhdojmë më se jemi në borxhe. Nuk kemi fuqi ekonomike për të vazhduar më tutje”.
Nga ana tjetër ata rrezikojnë të bllokohen nga bankat për shkak të mosshlyerjes së kredive.
“Ne jemi firma private, jemi 7 kompani që po mbajmë 70% të transportit të gjithë Tiranës në kushte jashtëzakonisht të vështira. 40% e njeërzve që transportojmë çdo ditë nga ora 05:00-23:00 i kemi falas që janë invalidët, ose me bileta të reduktuara.Ju e dini që aboneja e studentit është 600 lekë, çmimi më i ulët në botë.Ne jemi privat, po të kishte fuqi Bashkia ti bënte vetë këto, të blinte autobusë. Kemi heddhur nga 2-3 milion euro, kemi autobusët me moshën mesatare më të ulët në Europë.Kemi 1500 punëtorë që jetojnë me këtë punë, kemi 4-5 muaj që nuk u japim pagat shoferëve, pale pastaj fatorinove. Rrezikojmë që të dalim. Kemi marrë kredira në sasira të mëdha, ka kaluar një 5 vjeçar dhe nuk kemi mundur ti shlyejmë dhe me ndërhyrjen e BSH kemi bërë ristrukturim kredie.Nuk bëhet fjalë për fitime.Bashkia duhet të kuptojë diçka që ne po rrënojmë aktivitetin tonë, po se mbajtëm do ti marrë banka.Ne nuk do të bëjmë asnjë lloj shërbimi”.
“Punojmë një vit pa çmim bilete. Nuk mund të ketë negociata fikse, por në rast se do të kërkohet rinovim i plotë i flotave, biletave elektronike do të ketë patjetër një çmim të ri”.
Po kërkojmë zgjidhje alternative, çmimi i biletës nuk rritet
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha se Bashkia këmbëngul se çmimi i biletës nuk do të ndryshojë ndërsa po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative.
Deklaratën e Shoqatës së Transporteve se do të ndërpresë shërbimet më 1 janar, Mazniku nuk e sheh si kërcënim.
Arbjan Mazniku: “Nuk kemi të bëjmë me kërcënim sesa me vështirësinë që ata kanë për të përballuar koston. Duhet të shohim për mënyrat si të gjejmë zgjidhje. Rritja e çmimit të biletës nuk është pjesë e jona. Po diskutojmë paralelisht me ta dhe e bankat apo kompanitë e naftës, ku ata kanë kosto dhe llogari të prapambetura për gjetjen e mënyrës së zgjatjes së shërbimit”.
Po alternativa e rritjes së çmimit me 50 lekë bileta apo diskutohet?
Arbjan Mazniku : “Në këto moment nuk po diskutojmë rritjen e çmimit të biletës, por të shërbimeve alternative. Ne do vijojmë negociatat në vijim. Jemi besim plotë që do të gjejmë një zgjidhje që të mos na çojë në atë pikë, që do ndërpresin shërbimin”.
Sigal