Operatorët e Transportit Qytetas: Nëse bileta nuk shkon 70 lekë, pezullojmë aktivitetin

544
Shoqata e Transportit Qytetas i ka dërguar një kërkesë Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar rritje të çmimit të biletës. Por kjo rritje parashikohet më shumë dyfishi i biletës aktuale, pasi operatorët e shërbimin urban thonë se kostot e tyre mbulohen me çmimin 70 lekë.
Këtë herë ata shprehen më të qartë në qëndrimin e tyre, duke thënë se nëse Bashkia nuk merr parasysh kërkesën e tyre, ata do të pezullojnë aktivitetin.
“Takimet me Veliajn janë optimiste por s’është bërë gjë. Operatorët në vështirësi rrezikojnë të mbylljen. Nëse bashkia hesht, do ndërpresim aktivitetin”, shprehet nga Shoqata e Transportit Qytetas.
Ndërkaq, operatorët thonë se “Nëse nuk rritet çmimi, ne do të pezullojmë aktivitetin. Kostot tona mbulohen me çmimin 70 lekë. Qytetarët të mirëkuptojnë çdo zgjidhje tonën. Tarifa e vjetër është zhbërë nga qeveria Berisha”.
Sigal