Operacioni/ Vlorë, sekuestrohen 200 kg Marijuanë, 2 armë zjarri automatik dhe 300 fishekë

477
Sigal

Policia e Vlorës ka
sekuestruar 200 kilogramW Marijuanë, 2 armë zjarri automatik dhe 300 fishekë,
ndërsa në pranga janë vënë dy autorët e dyshuar.

 

Të arrestuarit janë Çoban
Tozaj, 49 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë dhe Mateos Bregu, 24 vjeç,
banues në fshatin Kocul, Vlorë.

 

“Policia e Vlorës në bazë të
informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë
të mundur lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë
pranë fshatit Mallkeq. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të
pabanuar në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë
narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg (kilogram).Tozaj dhe
Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim
destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Italian”,
 sqaron policia.


Policia ka sekuestruar në
cilësinë e provës materiale:

– 200 kg lëndë narkotike
“Marijuanë”,

– 2 armë zjarri “Automatik-model
56”,

– 4 krëhër të mbushur me fishekë,

– 300 copë fishekë të kalibrit
7.62 mm.