Operacioni Tranzit – Zbardhet skema: Nga kampet greke në Shqipëri e më pas drejt Gjermanisë

604
Policia e Shtetit jep detaje të operacionit të koduar “Tranzit” që çoi në shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal të kalimit të klandestinëve sirianë dhe afganë nga kampet greke, në Shqipëri, Kosovë dhe më pas destinacioni përfundimtar Gjermaninë dhe Austrinë.
“Pjesëtarët e grupit kriminal në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me shtetas grekë dhe shtetas nga vendet e origjinës, gjenin shtetas në kampet e pritjes së refugjatëve në Greqi dhe kundrejt shpërblimeve 1500- 2000 euro i fusnin ata në mënyrë ilegale në kufirin e gjelbër kryesisht në zonën e Korçës, duke i drejtuar më pas drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së
Pjesëtarët e grupit kishin mjete të vogla me të cilët bënin transportin e personave. Pjesëtarët e tjerë të grupit të cilët ndodheshin në Kukës i prisnin dhe më pas i kalonin në mënyrë të paligjshme në zonën e Kosovës ku priteshinnga anëtarë të tjerë të grupit të cilët i përcillnin për në vëndet e BE-së.
Gjithsej jane arrestuar 18 persona 
Në pranga janë vënë 18 shtetas shqiptarë janë sekuestruar 16 mjete dhe janë nadlaur gjithsej 83 shtetas të huaj.
Më datë 20.09.2016 në Kukës janë arrestuar 3 persona të cilët i përkisnin grupit kriminal, janë sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 19 shtetas afganë.
• Më datë 22. 09 2016 në Kukës është arrestuar 1 person dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim, 1 mjet 1 sekuestruar dhe janë ndaluar 22 shtetas sirianë
• Më datë 26.09.2016 në Pogradec, janë arrestuar 3 persona, janë sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 27 shtetas të huaj.
• Më datë 30.09.2016 në Kukës janë arrestuar 4 shtetas, sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 15 shtetas sirian
• Më datë 07.02.2017 në Korçë janë arrestuar 5 persona në Korçë , 1 në Tiranë dhe janë sekuestruar 5 mjete.
Personat e arrestuar së fundmi janë:
Erigenti Bezo vjeç 36,
Ilirjan Miza vjeç 48,
Julian Shaholli vjeç 38,
Genci Jazxhi vjeç 33 ,
Elton Kupe vjeç 34
dhe Fatmir Hajdaraj vjeç 30, banues në Korçë dhe Tiranë, i cili u arrestua dje
Hetimet nisen ne korrik 2016 
Hetime kanë filluar në muajin Korrik 2016 për një grup të strukturuar kriminal të cilët organizonin futjen e paligjshme në territorin shqiptar të shtetasve nga Lindja e Mesme, kryesisht sirian dhe afgan dhe kalimin e tyre kundrejt përfitimit në vendet e BE, kryesisht Austri dhe Gjermani.
Hetimet ne Kosove dhe Greqi
Shqiptarët bashkëpunonin me shtetas grekë dhe shtetas nga vendet e origjinës prej ku vinin emigrantët që ndodheshin në kampet greke. Pasi dilnin nga Kukësi bashkëpunëtorë të tjerë i prisnin në Kosovë për tu nisur më pas drejt vendeve të lindjes. Prandaj policia e shtetit informacionin e ka shpërndarë dhe me policinë e Kosovës dhe të Greqisë që po kryejnë veprimet e veta hetimore.
Operacioni ne Shqiperi u ndermor nga- Drejtoria e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Prokuroria për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me strukturat Vendore të Policise Kukës, Tiranë dhe Korçë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.
Operacioni i koduar “Tranzit”, u ndermor në kuadër të procedimit penal nr. 157 të vitit 2016 për veprën penale ‘Për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit dhe Organizatë Kriminale.
Sigal