Operacioni ‘Prita’ – Kapen ‘mat’ dy djem në Tiranë, lëviznin me automatik

471
Dy persona u prangosën në kuadër të operacionit të koduar “Prita”, pasi lëviznin me automatik.
Sigal

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bledian Kaceli, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Ali Kaceli, 24 vjeç, banues në Mat.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, në zonën e njohur si “Fushë-Kërçike”, Babrru, ku poshtë xhupit secili mbante fshehur nga një armë zjarri automatike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjari automatik, tip “AK-47” dhe dy krehër.

Grupi hetimor po punon për të gjetur preardhjen e këtyre armëve dhe destinacionin e përdorimit të tyre.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.