Operacioni – Policia e Shtetit arreston 22 persona, sekuestrohet magazina e kanabisit në Mirditë

488
Sigal

Policia e Shtetit ka dhënë sot detaje për operacionin e zhvilluar një ditë më parë në Mirditë, ku u zbulua një magazinë e përpunimit të drogës dhe u kap një sasi e madhe kanabisi.

Mbi 50 punëtorë kanë qenë në magazinë në kohën që policia ka ndërmarrë operacionin e koduar “Befasia”, 22 prej të cilëve janë arrestuar, ndërkohë që për 9 femra ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Po kështu policia deklaron zyrtarisht se pronari i magazinës Kastriot Reçi nuk është arrestuar por është shpallur në kërkim.

Më datë 02.11.2016, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.SH-në Tiranë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative,  u finalizua me sukses operacioni i koduar “Befasia”

Si rezultat i tij, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1-Altin Ndoj (Cordeanu), 32 vjeç, banues në Kurbin

2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje

3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë

4-Ramo Gaba, 48 vjeç, banues në Gjirokaster

5-Sokol Lama, 37 vjeç, banues në Mirditë

6-Vitor Lleshi, 43 vjeç, banues në Lezhë

7-Ilir Meraj, 40 vjeç, banues në Mirditë

8-Ded Deda, 33 vjeç, banues në Mirditë

9-Ermir Capani, 23 vjeç, banues në Kurbin

10-Fatjon Lama, 20 vjeç, banues në Mirditë

11- Paulin Prenga, 22 vjeç, banues në Kurbin

12-Taulant Marena, 25 vjeç, banues në Mirditë

13- Afrim Bulica, 37 vjeç, banues në Mirditë

14- Arben Lesaj, 38 vjeç, banues në Lezhë

15- Gjetë Ndoj, 23 vjeç,  banues në Kurbin

16- Gjovan Ndoj, 47 vjeç, banues në Mirditë

17- Petrit Prenga, 44 vjeç, banues në Lezhë

18- Gjon Prenga, 28 vjeç, banues në Mirditë

19- Ilir Lama, 26 vjeç, banues në Mirditë

20- Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë

21- Erald Zajmi,  24 vjeç, banues në Lushnje

22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit K.R. 44 vjeç, banues në Rrëshen – Mirditë.

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim në gjendje të lirë për shtetaset:

1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë

2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë

3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë

4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë

5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë

6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë

7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë

8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë

9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë

Në një magazinë në pronësi të shtetasit K.R. tek ish-Grumbullimi në dalje të Rrëshenit – Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar  Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi,  ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.

Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazinës duke punuar shtetasit e  mësipërm.

Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.