Operacioni për kapjen e grabitësve të bankës, Tahiri mbledhje urgjente me krerët e Policisë

500
Ndërsa është duke u zhvilluar operacioni blic i Policisë së Shtetit për kapjen e supergrabitësve të 3.2 mln dollarëve të BKT-së, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbledhur me urgjencë drejtuesit më të lartë të policisë.
Ministri i Brendshëm ndodhet tek Policia e Tiranës ku po zhvillon një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Mësohet se ministri Tahiri ka kërkuar informacion për operacionin dhe rezultatet e tij.
Dhjetëra forca policie marrin pjesë në operacionin që ka nisur prej paradites së sotme, me kontrolle të shumta në banesa e biznese të personave të dyshuar në zonën e Vorës dhe Prezës. Mësohet se policia ka sekuestruar sende të ndryshme në cilësinë e provave materiale gjatë këtyre kontrolleve.
Sigal