Operacioni në Durrës – Banesën me qera e kthjenë në bazë ambalazhimi për drogën

634
Policia e Durrësit ka zbuluar një grup që ambalazhonte drogë në banesë me qëllim tregtimi. Blutë arrestuan në flagrancë tre të rinj, ndërsa sekuestruan 2.2 kg marijuanë.

Në pranga kanë rënë shtetasit:
-Hermes Kalemi 22 vjeç, banues në Plazh, Durrës;
-Saimir Sula 24 vjeç, banues në Plazh, Durrës.
-Enriko Driza 20 vjeç, banues në Plazh, Durrës.

Sipas policisë, “tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë me qira një banesë në lagjen Nr. 13 në Durrës, ku edhe ushtronin aktivitetin kriminal”.

“Në banesë përpunonin dhe ambalazhonin lëndë narkotike me qëllim të tregtimin e saj, kundrejt pagesës prej 1 000 lekë të reja / një qese e ambalazhuar” sqaron më tej policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, Specialistët për Narkotikët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– dy pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë rreth 2.2 kg të mbushura më lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;
– disa qese të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë, gati për t’u hedhur në treg
– 206 qese boshe, që shërbenin për ambalazhimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Hernes Kalemi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike në formë “boçe” e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal