Operacioni “Fagu” : Arrestohen 4 kultivues droge nëTiranë, në kërkim 2 të tjerë

458
Sigal

gazeta Telegraf/ Goditet në
Tiranë një grup kriminal i cili kultivonte kanabis sativa, finalizohet
operacioni  “Fagu”.  Në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të
tjerë, ndërkohë që policia ka sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4,
kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Fagu”, ku është goditur një grup
i strukturuar kriminal të cilët dyshohen për kultivim të bimëve narkotike. Në
kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. M., 16
vjeç, banues në Tiranë; Pasha Muça, 25 vjeç, banues në Tiranë; Elsion Almeta,
19 vjeç, banues në Tiranë; Ervis Muça, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga deklarimet e shtetasve të
lartpërmendur, ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e
bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim F. A., 21 vjeç, banues në
Tiranë dhe A. A., 47 vjeç banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve dhe
shpallja në kërkim i dy të tjerëve u bë në bazë të informacioneve të marra nga
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në zonën e fshatit Fag, në
pyllin e Panecit, ku janë gjetur të kultivuara 600 bimë në një parcelë si dhe
6280 degë të dyshuara narkotike të llojit kanabis, në proces tharje të cilat u
asgjësuan me anë të djegies.  Gjithashtu janë gjetur rreth 27 kg lëndë e
dyshuar narkotike.

Po gjatë kontrollit janë gjetur
dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale; dy armë zjarri, pushkë model
56, me kasë druri. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për
veprat penale “Kultivim i bimëve  narkotike”, “Shitje dhe
shpërndarje  narkotikësh”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të municioneve dhe
armëve luftarake” dhe “Organizim dhe drejtim i organizatave Kriminale” në
bashkëpunim.