Operacioni antidrogë – Policia e Vlorës sekuestron 480 kg kanabis

491
Sigal

Rreth 480 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Vlorës gjatë një operacioni të ushtruar gjatë ditës së sotme në fshatin Vajzë.

Policia ka bërë të ditur se lënda narkotike është gjetur në një shtëpi të pabanuar në hyrje të këtij fshati.

Forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të drogës.