Operacion në Tiranë: Kapen shpërndarësit e kokainës në Benz, u gjenden dozat dhe mijëra franga në xhep

500
Sigal

Policia e Tiranë ka zhvilluar sot operacionin “Blloku” për kapjen e shpërndarësve të kokainës që qarkullonin nëpër kryeqytet. Si rezultat, një person u arrestua dhe dy të tjerë u proceduan në liri, pasi u kapën me 43 doza kokainë dhe me milionë lekë.

Komisariati Nr 2 i Tiranë,  pasi ka marrë informacion në rrugë operative se një person që po qarkullonte me makinën e tij, shpërndante kokainë në doza të vogla, ka organizuar operacionin policor “Blloku”.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Brigada e 8”, nga oficerët e Komisariatit nr.2, është ndaluar për për kontroll një “Benz” që drejtohej R.M dhe ku ndodheshin dy pasagjerë, A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të pasagjerit E.P, policia gjeti 25 500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Policia sekuestroi makinën e R. M. si dhe 6 telefona celularë të tre personave më sipër, njeri prej të cilëve u arrestua dhe dy të tjerët u proceduan në liri:

U arrestua R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U proceduan penalisht në gjendje të lir:  E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, Sauk, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Moskallëzim Krimi” dhe  A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Dosja e tyre do t’ii kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .