Operacion në lokalet e natës në Tiranë,prangosen menaxherë lokalesh e shpërndarës droge.Ja emrat

519
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona, të gjithë meshkuj që akuzohen për shpërndarje droge në lokalet e natës. Mes tyre menaxherë lokali, kamerierë por edhe përdorues droge. Operacioni “Chaos Party” është kryer gjatë fundjavës në lokalet e natës në zonën e Bllokut, ku përveç arrestimeve është bërë shoqërimi edhe i 29 personave të tjerë.

Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Skuadrën Shqiponja, të Polcisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë kontrolle në lokalet e natës së Kryeqytetit.

Këto kontrolle janë kryer pas informacioneve dhe një pune intensive në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë i disa shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge”.

Ne këto lokale dyshohej se menaxherët e tyre krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.

Shtetasit e arrestuar nga Policia e Tiranës, janë:

1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, “Klient” – Shpërndarës i lëndëve narkotike.
7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.
9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike.
10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.
11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

I proceduar në gjendie të lirë shtetasi:
12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”
– 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Cannabis Sattiva”
– 20 aparate telefonike të markave të ndryshme
– 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)
– 4 tuba plastik

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.