Operacion antidrogë – Fier, arrestohen 2 persona, sekuestrohen 25.5 kg kanabis

160
Gazeta Telegraf/ Gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Land”, 2 persona kanë rënë në prangat e policisë
Blutë  arrestuan shtetasit Artur Kapllani, 41 vjeç, banues në lagjen “Bylis” Ballsh dhe Luftar Xhafa, 42 vjec, banues në Kuman Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Kalenjë të  Mallakstrës, në vendin e quajtur “Fushë”.
Të arrestuarit u kapën duke shkarkuar 25.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva nga mjeti tip Opel Astra me targa AA 158 BG,  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me dy aparate telefoni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.