Olldashi: “ Mënyra më e mirë të për të festuar, është të jesh me ndërtuesit”

70


Ministri feston Ditën e Verës me punëtorët në tunelin e Elbasanit

Dje, kur të gjithë u mblodhën për të festuar Ditën e Verës në Elbasan, në kryeqytetin e kësaj feste të shënuar,  me njerëzit e familjes, me shokë me miq dhe të tjerë, ministri i Transporteve dhe i Punëve Publike, Sokol Olldashi zgjodhi një gjetje origjinale dhe mjaft të veçantë. Ministri Olldashi ,festën e Ditës së Verës e festoi me punëtorët dhe me të gjithë ata ndërtues të tunelit të Kërrabës, i cili  do të lidhë Tiranën me Elbasanin në një kohë rekord dhe me një autostradë të standardeve europiane. Ministri Olldashi takon me radhë të gjithë punëtorët e turnit, të cilët punojnë ditë e natë,  edhe në ditëfesta, pa pushim dhe ndan me ata ballakumet tradicionale, duke u uruar shëndet në familje e mbarësi në punë. Madje, këtë festim të veçantë me ndërtuesit e tunelit të Kërrabës, ministri Olldashi e ndan, paskëtaj, edhe me të gjithë miqtë e tij në rrjetin social, duke shkruar. “Sot është Dita e Verës. Ndërkohë që “gjysma” e Tiranës shkoi drejt Elbasanit, kryeqytetit të Ditës së Verës, mendova se mënyra e mirë për të festuar ishte t’i shpërndaja ballokumet tradicionale atyre që sot, në ditë feste, punojnë për të përgjysmuar distancën mes Tiranës dhe Elbasanit, punëtorëve të Tunelit të Kërrabës. Porosita disa qindra ballokume dhe ua shpërndamë punëtorëve në kantier. Gëzuar atyre dhe gëzuar të gjithëve Ditën e Verës!”

Autostrada Tiranë – Elbasan

Ndërtimi i tunelit të Kërrabës, në autostradën Tiranë-Elbasan, që u inaugurua  më 29 prill të vitit 2011. Autostrada Tiranë-Elbasan përbën, pas Rrugës së Kombit, veprën e dytë më të madhe publike që ndërtohet në historinë e kombit shqiptar. Rruga do të ketë katër korsi, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli, me një gjatësi prej rreth 2,4 km. Shpejtësia e udhëtimit do të shkojë nga 100 në 120 km në orë. Por bashkë me këtë segment, qeveria ka në plan të mbyllë brenda 4 vitesh gjithë Boshtin rrugor të Jugut. Vlera totale e investimit të segmentit prej rreth 290 milionë dollarësh u sigurua përmes IDB-së, duke kontraktuar dhe donatorë të tjera si Fondi i Abu Dhabi-t, në shumën 50 milionë USD; Fondi Saudit pr Zhvillim, 25 milionë USD; Fondi OPEC, në shumën 24 milionë USD; si dhe kontributi i Qeverisë Shqiptare, i cili do të mbulojë pjesën e mbetur të kostos së projektit. Në total rruga e re që do të lidhë Tiranën me Elbasanin pritet të kushtojë 380 milionë euro.