Oligarkët gllabërojnë edhe miliardat e tenderëve të bashkive

546
Sigal

Zbardhet babëzia e bashkive me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Mbi 30% të vlerës prej miliarda lekësh të mbledhura nga taksat i ka marrë një kompani e vetme, mbi 50% të prokurimeve janë dhënë pa tender dhe 50% të tjerë me pjesëmarrjen e vetëm një firme. Në krye qëndron Fieri me mbi 15 miliardë, Dibra me 14 miliardë etj. Ja tenderët dhe fituesit sipas bashkive, nga korriku 2015 deri më sot

“Open Procurement Albania” / Kontraktuesit kanë përfituar mbi 50% të tenderëve me negocim të drejtpërdrejtë dhe si operatorë të vetëm në garë nga 2015-a

15 bashkitë që ja japin 30% të vlerës së kontratave një kompanie të vetme

Pesëmbëdhjetë Bashki në vend kanë dhënë mbi 30% të vlerës së kontratave të tenderuar nga Korrik 2015 dhe deri sot vetëm tek një Kontraktor, shoqëri biznesi.

Këtë fakt zbardh algoritmi në databazën për Prokurime Transparente Bashki.

Në vendin e parë  (sipas vlerave) në këtë renditje në muajin Mars paraqitet Bashkia Fier. Kjo bashki ka kontraktuar për vlerën me TVSH prej 1 572 756 842 (një pikë pesëdhjetë e shtatë miliard) Lekë shoqërinë AGBES CONSTRUCTION . Kjo Shumë përbën 35% të totalit të vlerës së kontratave të tenderuara nga Bashkia Fier në periudhën Korrik 2015 deri Mars 2019   Në total kompania AGBES CONSTRUKSION ka fituar nga Bashkia Fier 21 kontrata (tenderë). Gjithsej shoqëria ka 25 Kontrata të lidhura me Bashki në gjatë mandatit të kryebashkiakëve për periudhën Korrik 2015 dhe vijim. Marrëdhëniet e saj kontraktore përveç bashkisë Fier janë edhe me Bashkinë Patos.

Në vendin e dytë është bashkia Kavajë, e cila shoqërisë “Vëllezërit Hysa” i ka dhënë 39% të buxhetit të saj kjo shoqëri mban edhe vendin e tretë në këtë renditje (të kompanive me mbi 30% të totalit të vlerës së Kontratave të një bashkie), pasi edhe Bashkia Belsh ka kontraktuar për 57% të totalit të kontratave të saj po kompaninë “Vellezërit Hysa.” Kompania “Vëllezërit Hysa” ka 28 kontrata me Bashki të ndryshme të fituara në periudhën korrik 2015 dhe vijimësi.  Po për këtë periudhë shoqëria “Vëllezërit Hysa” ka një numër të madh bashkëpunimesh me kompani të tjera duke fituar tenderë në bashkim operatorësh. Kjo kompani ka fituar kontrata edhe me Fondin Shqiptar për Zhvillim.  

ALKO – IMPEX GENERAL CONSTRUKSION ka fituar dhe kontraktuar 40% të vlerës së kontratave të Bashkisë Dibër. Në total shoqëria ka fituar në këtë mandate kontrata me 7 bashki, me vlerë 1 458 694 236 (një pikë dyzet e pesë miliardë) lekë. Kontratat e saj janë jo vetëm kontrata investimi por edhe shërbime.   

Shoqëria Salillari ka fituar vlerën e 33% të kontratave të bashkisë Divjakë. Shoqëria Salillari ka në total 19 kontrata si kontraktor (pa bashkë operim) me Bashkitë.  Kontraktimet e tij janë me 9 bashki.  

( Në ditët në vijim do japim të plotë pasaportat e këtyre kompanive dhe të gjitha kompanive që kanë marrë prokurimet, si dhe bilancet ndër vite)

Tender Bashkia Tiranë 705 milionë lekë të reja Rehabilitimi i Bulevardit Zogu i Parë: Pas sheshit “Skënderbe”, rikualifikimi vijon tek Bulevardi “Zogu i Parë”. Bashkia Tiranë shpall tenderin prej 705 328 385 lekësh të reja. Bulevardi “Zogu i Parë” nën rikonstruksion,  Specifikimet teknike të tenderit të sapo shpallur, shfaqin projekte për një zonë të tjetërsuar. Stola betoni, shatërvan, fasada me dekorime guri, vendqëndrime biçikletash etj., janë pjesë të përshkruara tek specifikimet teknike. Tenderi është shpallur sot dhe është i hapur deri në datën 11 prill 2019. Afati për të mbyllur plotësisht punimet është 18 muaj nga nënshkrimi i kontratës.  

Bashki të tjera, të cilat kanë kontraktuar më shumë se 30% të totalit të vlerës së kontratave tek një kompani e vetme janë Prrenjasi; Finiqi; Libohova; Dropulli; Delvina; Memaliaj; Puka dhe Pusteci.

Përqendrimi i më shumë se 30% të fondeve tek një shoqëri e vetme, është një indikator i rëndësishëm që përkon me nevojën për më shumë kontroll, monitorim dhe auditim të procesit të tenderimit dhe kontraktimit për Bashkitë. Projekti “Open Procurement Albania” ka krijuar një databazë me të dhëna transparente të lehta për t’u gjetur përdorur dhe analizuar për Tenderët në Bashki në periudhën Korrik 2015 dhe vijim. Të dhënat referojnë qartë numrin, vëllimin, verën, llojin e tenderëve të zhvilluar nga secila Bashki.

Vizualizim1
Paraqet kontraktuesit, të cilët kanë fituar mbi 50% të tenderëve të fituar në total me negocim të drejtpërdrejt

Vizualizim2           
Paraqet kontraktuesit, të cilët kanë fituar mbi 50% të vlerës të tenderëve të fituar në total si operator i vetëm në garë

Vizualizim3
Paraqet kontraktuesit, të cilët kanë fituar mbi 30% të vlerës të tenderëve në total të tenderëve të dhënë nga një bashki