OKB publikon raportin e ri për varfërinë në botë dhe ushqyerjen

686
Në 15 shtator 2017, pesë agjensi të Kombeve të Bashkuara – Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara (FAO), Fondi Ndërkombtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), dhe Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP), Fondi i Emergjencës për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) – do të publikojnë të parin raport të konsoliduar të Kombeve të Bashkuara mbi ecurinë e bërë për zhdukjen e urisë dhe kequshqyerjes në 2030.
Ky botim i ri i Gjendjes së Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë jep të vlerësime të përditësuara të numrit dhe përpjestimit të njerëzve të uritur në planet dhe përfshin të dhëna në nivel botëror, rajonal dhe kombëtar.
Raporti ofron një përditësim të rëndësishëm të ndryshimeve sociale në botë që ndikojnë në sigurinë ushqimore dhe të suhqyerin e njerëzve, në të gjithë anët e globit.
Kjo është hera e pare që UNICEF dhe OBSH i bashkohen FAO-s, IFAD dhe WFP në përgatitjen e raportit vjetor të Gjendjes së Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë. Ky ndryshim pasqyron këndvështrimin e ri të Objektivave tëZhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ-të) mbi urine dhe format e kequshqyerjes. Raporti përfshin matje të përmirësuara për të përllogaritur dhe vlerësuar urinë, duke përfshirë dy tregues për pasigurinë ushqimore dhe gjashtë tregues për ushqyerjen.
Raporti do të publikohet në konferncën për shtyp që do të mbahet në selinë e FAO-s në 15 shtator 2017. Aktivitetit do të transmetohet drejtpërsëdrejti në webcast. Gjatë transmetimit do të ketë përkthim në gjuhët spanjolle dhe italiane.
Sigal