Oficerët e policisë gjyqësore shkak për dështimin e hetimeve të Prokurorisë

586
Shkak i dëshmtimeve të hetimeve të nisura nga prokuroria për luftën antikorrupsion është mos eficensa e punës së oficerëve të policisë gjyqësore. Ky shqetësim u ngrit nga anëtarët e këshillit të prokurorisë të cilët i kërkuan Kreyprokurorit Adriatik Llalla të ndërhyjë për rritjen e bashkëpunimit me institucioneve si Policia e Shtetit, Tatimet dhe Doganat.
Për sa i përket denoncimeve për zyrtarë të përfshirë në korrupsion Këshilli i Prokurorëve ka raportuar se përgjatë 2015 numri i referimeve ka qenë pothuajse 0.
Më tej ky këshill ka kërkuar që të reagohet për të krijuar një tryezë me institucionet me të cilat bashkëpunon Prokuroria pasi në opinionin publik është krijuar ideja se korrupsion ka vetëm në rradhët e drejtësisë. 
Sigal