Ofendoi në Facebook Edi Ramën, shoqërohet i riu në Elbasan. Asnjë lidhje me protestat e opozitës

533
Sigal

Rigels Topi , 30 vjeç nga qyteti i Elbasanit është shoqëruar që prej ore 23 të mbrëmjes së djeshme nga policia e Elbasanit.

Burime kofidenciale bëjnë me dije se arrestimi i të riut është kryer pasi ky i fundit kishte ofenduar në rrjetin social facebook Kryeministrin Edi Rama.

Familja, e cila pret me ankth daljen e të afërmit të tyre është e shqetësuar pasi nuk i japin asnjë shpjegim. Mësohet se të riut i kanë sekuestruar telefonin.

Ndërkohë sipas të njëjtave burime Rigels Topi nuk ka qenë pjesëmarrës në asnjë prej protestave te opozitës.