Objektet dhe mallrat e Rezervave të Shtetit, trajtohen si plaçkë private të drejtorit Irfan Dashi

1334
Vjollca KUTA

Lënde parë për Veting
Katër vjet heshtje, për abuzimet me qiratë, ankandet dhe zhdukje mallrash në miliarda lekë, prej një zyrtari të lartë brenda Ministrisë së Brendshme 
Tashmë që ka nisur operacioni anti-krim, i quajtur “Forca e Ligjit”, strukturat që po e realizojnë këtë operacion të ideuar dhe induar nga ministri Fatmir Xhaja me mbështetjen e strukturave ndërkombëtare, duhet ta nisin spastrimin nga abuzimet dhe korrupsioni ekonomik-financiar brenda Ministrisë së Brendshme, për të zbardhur gjithë aferat korruptive, të drejtuesve aktual qendror të shërbimeve që janë strukturë vartësie e kësaj ministrie. Sipas dosjes që ka përgatitur dhe ka publikuar e do të publikoj në vazhdimësi gazeta “Telegraf”, rezulton se “gropa e zezë” e këtij abuzimi ekonomik është Drejtoria e Rezervave të Shtetit e cila prej katër vitesh, po komandohet nga Irfan Dashi një “Mon-Kukalesh” politiko-ekonomik e administrativ i ish-ministri Tahiri. personazh i mirënjohur dhe i denoncuar shpesh për afera korruptive, shkelje ligji, drejtues firmash piramidale në Tiranë, emërime zyrtarësh me diploma të huaja, të pa certifikuara nga shteti shqiptar, o njohur për leje mjedisore e ndërtimi dhe tenderë investimesh gjatë detyrës së kryetar minibashkie, por edhe si drejtor “prototip” i abuzimeve në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Tiranës. Ky personazh është ende në detyrën “Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit të Shqipërisë”, duke vazhduar të mbaj në dorë “çelësat” e gjithë depove të rezervave të shtetit, vulat dhe firmat e tenderëve që bëhen me çmime 2-3 më të larta të blerjeve për emergjencat dhe të ankandeve për më çmime shitje për “5 lekë” të pijeve, ushqimeve, veshjeve, veglave të punës, pajisjeve elektro-shtëpiake, të makinerive, automjeteve të reja për skrap e të shumë mallrave të çdo lloji, që futen në këto depo prej sekuestrimeve. Sot po publikojmë disa fakte të tjera për dhëniet e objekteve me qira, me procedurë të realizuar brenda 1-2-3-6 ditësh pas paraqitjes së kërkesës që kanë bërë subjektet. Këto dosje duhen hapur urgjent për të parë batërdinë antiligjore, klienteliste e korruptive që ka bërë drejtori Dashi dhe vartësi e tij të besuar e të bindur për kësi punësh, por edhe që kanë “lëpirë” brenda kësaj “tepsie”. Gazeta “Telegraf”, ka denoncuar skandalin me qiratë e objekteve (depo dhe mjedise), të dhëna për aktivitete private prej drejtorit Dashi edhe pa tarifë financiare, pa konkurrencë, me klientelizëm në favor të familjarëve dhe ortakëve të drejtuesve të lartë të “Rilindjes”. Konkretisht, po publikojmë një njoftim zyrtar, të bërë prej Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, që saktëson dhënien me qira të disa objekteve, kryer me procedurë të përshpejtuar edhe brenda 24 orësh nga kërkesa që kanë paraqitur firmat private. Thuhet, se brenda këtyre listave janë edhe depot e Rezervave të Shtetit në Përmet, ku u kap 12 ton hashash, i përpunuar dhe i paketuar brenda këtyre depove, për të cilat sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga zyra e drejtor Irfan Dashit, rezulton se kanë qenë dhënë me qira dhe më pas, pas daljes së “tymit” të hashashit, nuk është përsëritur kontrata, por me “bamirësi” të këtij xhambazi të mirënjohur për punë pazaresh, poseduesit e depove, janë lejuar të vazhdojnë t’i përdorim, mbasi flitet se i kishte në përdorim një mik, ortak, sekser dhe i besuar i ish-Ministrit Saimir Tahiri. Në vijim, gazeta “Telegraf” do të publikojë fakte tronditëse nga ndihmat materiale, që Drejtoria e Rezervave të Shtetit, deklaron zyrtarisht se u ka dhënë bashkive, prefekturave, spitaleve, komunave, shkollave dhe familjeve të ndryshme, në raste emergjencash jetike. Po kështu, do të publikojmë skandalin e 44 auto-veturave luksoze të markave të ndryshme, të nxjerra në shitje si “skrap”, në ankandin e datën 1 tetor 2013, fiksuar me çmime me vlerë financiare sa një kostum e deri sa një palë këpucë!
Firma “BE-HA-SE”, 40 makineri moderne që u shiten për skrap dhe pa TVSH… si pazar i dyshes Tahiri-Dashi
Janë nxjerr në shitje, 40 automjete pune profesionale e pajisje teknologjike të shoqërisë turke të ndërtimit të rrugëve “BE-HA-SE”, të cilat gjenden “në sekuestro”, në ish-kantierin e kësaj shoqërie në fshatin Pajovë të rrethit Peqin (Elbasan). Këto makineri, u bënë “kurban”, për t’u shitur për skrap, me qëllim që të mbushnin “thesin” ministri Tahiri dhe ndonjë “çantë” edhe drejtori Irfan Dashi! Këto makineri të rënda ndërtimi rrugësh që ishin në gjendje pune, u katandisën qëllimisht në 540 mijë e 899 kilogramë skrap dhe u nxorën në shitje me ankand. Vlera e tyre fillestare u paracaktua nga dyshja 16 milionë, 315 mijë e 677 lekë të reja, siç është shpallur me njoftim akt-vlerësimi, të bërë prej komisionit të ankandit (KVO), të përbërë nga Ilia Bili, Sokol Zaimi, Vili Vreoni, Rita Rosa, Ornela Koçi, të cilët sipas burimeve të informacionit të “Telegraf” dhe një proces-verbali të ndryshuar me urdhër të Dashit, kanë hedhur vetëm firmat vlerësuese të çmimit të mallit me specifikime fiktive, që ka përcaktuar dhe ka nxjerrë në shitje ministri Saimir Tahiri, duke shpikur, zyrtarizuar dhe shpallur tenderin me Nr. Ref. 2A/2015 (Përsëritje), të realizuar nëpërmjet Irfan Dashit, ende me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit. 

Ja njoftimi zyrtar, për për disa nga depot e dhëna me qira… por pa tarifë financiare
1. Kërkesë për privatizim Depo Mborje (F.V), subjekti ka bërë kërkesën në datën 05. 05. 2015, miratimi i është bërë në datën 07.05.2015 (Nuk ka tarifë)
2. Kërkesë për marrje me qira Agjencinë Shijon (C… shpk), subjekti ka bërë kërkesën në datën 11.05.2015, miratimi i është bërë në datën 13.05.2015 (Nuk ka tarifë)
3. Kërkesë për automjete SHKIZH, subjekti ka bërë kërkesën në datën 28.05.2015, miratimi i është bërë në datën 08.06.2015 (Nuk ka tarifë)
4. Kërkesë për marrje me qira Agjencinë Labinot (P… shpk), subjekti ka bërë kërkesën në datën , 08.06.2015, miratimi i është bërë në datën 11.06.2015 (Nuk ka tarifë)
5. Kërkesë për ambiente me qira (An… shpk), dërguar nga MZHETTS, subjekti ka bërë kërkesën në datën 03.07.2015, miratimi i është bërë në datën 06.07.2015 (Nuk ka tarifë)
6. Kërkesë e për marrje të ambienteve me qira (R…) dërguar nga MZHETTS, subjekti ka bërë kërkesën në datën 23.07.2015, miratimi i është bërë në datën 24.07.2015 (Nuk ka tarifë)
7. Kërkesë për objekt me qira S… G… M… shpk, subjekti ka bërë kërkesën në datën 17.08.2015, miratimi i është bërë në datën 20.08.2015 (Nuk ka tarifë)
8. Kërkesë e deleguar nga Drejtoria e Rezervave Vlorë, lidhur me kërkesën e 3 subjekteve private, për rinovimin e kontratës së qirasë, për ambientet e marra me qira në zonat e Agjencisë Vlorë (E pa përfunduar). Sipas informacioneve, këtu përfshihen edhe depot e rezervave të Përmetit, ku u kap 12 ton drogë. 
Sigal