Nxirrnin në rrugë për prostitucion vajzat minorene, arrestohen 5 shqiptarët

531
Policia italiane në Napoli ka bërë të mundur arrestimin e 5 shqiptarëve nën akuzën se kanë rekrutuar dhe detyruar gra dhe vajza të reja të kryenin prostitucion. Mes vajzave të shfrytëzuara kishte edhe minorene.
Ata janë: Osman Hasko, Artan Zeqja, Fatjon Dedja, Shkumbin Muça dhe Aqif Hasko.
Cazerta“Ansa” shkruan se ka një urdhër te Gjykatës se Napolit ne Kazerta, që është ekzekutuar gjate një operacioni mëngjesin e kësaj te enjteje ku u janë arrestuar pese shqiptarë, emrat e te cilëve nuk janë bere ende te ditur.
Arrestimet u kryen në një operacion blic në orët e para të mëngjesit dhe të akuzuarve u është caktuar masa e arrestit me burg.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët u kishin siguruar vajzave edhe dokumente false për të fshehur moshën e vërtetë.
Hetimi për këtë bandë shqiptarësh kishte nisur nga janari deri në korrik 2015, ku u pa se katër persona nga Shqipëria, që të gjithë i përkasin të njëjtës familje, pasi kishin rekrutuar dy të mitura me kombësi rumune dhe shqiptare dhe detyruar të prostituonin, ishin përpjekur për të fshehur moshën e tyre nëpërmjet përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.
Sigal