Nxirret kutia e zezë e helikopterit EC 145

477
Nxirret kutia e zezë e Eurocopter EC 145, i cili pritet të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit mbi liqenin e Shkodrës. Ndërkohë, ekspertët francezë të kompanisë Eurocopter, janë rikthyer mesditën e kësaj të shtune në vendin e ngjarjes. Ekspertët e kompanisë Eurocopter, mbërritën në Tiranë mesditën e së premtes. Për shkak të kushteve të vështira të motit gjatë së premtes, ata bënë vetëm kqyrjen e vendit te ngjarjes, verifikimin e pjesëve të nxjerra nga liqeni si dhe u informuan nga ushtarakët shqiptar lidhur me të dhënat që kishin grumbulluar.
Sigal