Nxirren nga lumi i Bënçës rreth 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore, izolohet zona

314
Rreth 80 bomba të Luftës së Dytë Botërore janë nxjerrë nga lumi i Bënçës në rrethinat e burgut të Bënçës ditën e sotme.
Mësohet se ditën e nesërme pritet të bëhet edhe asgjësimi i tyre nga forcat xheniere.
Ndërkohë është bërë izolimi i vendit që ndodhet nën ruajtjen e policisë. Për të patur situatën në kontroll janë marrë masat e nevojshme lidhur me perimetrin e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.