Nxënësit e Baçkës udhëtojnë 4 orë në këmbë për të shkuar në shkollë

120

30 nxënësve të fshatit Backë në rrethin e Skraparit u duhet të udhëtojnë 4 orë në këmbë për të vijuar shkollën pranë Potamit, 15 kilometra më larg

Fëmijët shprehen se lodhen së tepërmi duke bërë disa orë rrugë në këmbë dhe në kthim në shtëpi e kanë të pamundur të mësojnë nga lodhja.

Fëmijët: “Në dimër pothuajse nuk shkojmë në shkollë sepse ka dëborë. Kemi shumë lodhje gjatë rrugës. Shkojmë në shtëpi nuk kemi kohë për të mësuar.”

Ndërsa për prindërit veç transportit probleme janë klasat kolektive që sipas tyre po u krijojnë mangësi në të nxënë

Prind: “Fëmija i klasës së parë dëgjon atë të klasës së tretë. Aty bëhet lëmsh.”

Edhe nxënësve të fshatit Floq në Korçë do tu duhet të udhëtojnë disa kilometra këtë nisje të vitit të ri mësimor.

Shkolla e fshatit mbetet strehë për familjet e prekura nga tërmeti I 1 qershorit.

Për shkak të rënies së numrit të nxënësve, në shumë bashki të vendit ka shkolla që janë bashkuar, ndërsa nxënësve u duhet të udhëtojnë me kilometra për procesin mësimor.

Në disa zona ata kanë në dispozicion mjete transporti nga bashkitë, ndërsa të tjerët ecin në këmbë.