Numëruesit e PDIU, Idrizi: Vendimi i turpshëm, do t’i drejtohemi Kolegjit

526
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi nga Elbasani ka reaguar në lidhje me vendimin e KQZ për t’i hequr numuruesit kësaj force politike. Idrizi tha se do t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor dhe se ai vendim i marrë nga KQZ është i turpshëm, pasi nuk mund t’i hiqen numuresit PDIU.

Shpëtim Idrizi: Më duhet të komentoj sot vendimin e KQZ, një vendim i turpshëm, totalisht antiligjor, që tenton ti heqë PDIU numëruesit. Nuk mundet dot asnjë që t’ia heqin të drejtën PDIU, po i them; Ta harrojnë të zbatojnë në Shqipëri parimin Stalinist që populli voton dhe partitë e mëdha numërojnë votat. Ne nuk kemi kërkaur që të ndanim numëruesit me PR apo LSI, ne kërkojmë zbatimin e ligjit, dhe ligji thotë partitë që kanë 2 mandate deputeti ne kemi 5, kanë të drejtë që të kenë numërues pavarësisht nga krahu që janë. Ne do ti drejtohemi kolegjit zgjedhor. 

Unë e ftoj PDIU në të gjithë shqipërinë, ne nuk ka forcë që të na marrin të drejtën tonë dhe të na tjetërsojë votën tonë. Ne do ti drejtohemi kolegjit zgjedhor. E kam një thirrje për partitë politike që bëjnë pjesë në atë kolegj zgjedhor. PDIU në cdo alenacë që ka qenë ka qenë kontributorja më e madhe dhe asnjëherë nuk ka marrë të drejtën që i takon. Me këtë dua ti them edhe atyre që jemi në aleancë dhe atyre që nuk jemi në aleancë: Mos mendojnë se do kenë mbështetje nesë e PDIU nëse mendon që do bëjnë lojëra në kurriz të saj, ne kemi besim dhe do ti drejtohemi kolegjit zgjedhor. Nuk ka diskutim që PDIU të ketë numërues.
Sigal