NUK ZBATOHEN DETYRIMET LIGJORE, TEK MISHI MUNGON VULA E VETERINERIT

557
Sigal

Prefekti i Beratit me tone të ashpra ka reaguar për Bashkinë e Kuçovës. Mishi nuk theret në pikat e therjes dhe nuk vuloset nga veterineri i komunës, i cili e ka detyrim ligjor, por nga inspektori veteriner i Bashkisë së Kuçovës. Edhe pse janë bërë disa veprime nga AKU, përsëri situata mbetet e pandryshuar. Nuk dihet se çfarë mishi hanë qytetarët e Kuçovës, pasi mishi që atë blejnë ka qenë i pakontrolluar nga veterineri i komunës, pasi  therësit e mishit janë mjaftuar me një vulë që u ka dhënë veterineri i bashkisë pa ditur gjendjen normale të kafshës që ka ardhur nga komunat, për t’u therur. “Vula e veterinerit të komunës është vendimtarja pasi ai i ka të regjistruara në rrjetin e kompjuterizuar bagëtitë dhe e di mirë gjendjen e tyre”, ka thënë Hoxha.