Nuk rinis mësimi në Tiranë, Durrës dhe Lezhë/ Ja datat

701
Sigal

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha sot në një deklaratë për mediat tha se mësimi në gjithë Shqipërinë, përveç qarqeve që janë në gjendje emergjence, që nesër, në 2 dhjetor do të fillojë mësimi.

Ndërkohë që për Tiranën dhe Lezhën, në datën 5 dhjetor parashikohet nisja e mësimit, por që më e detajuar do të thuhet në datën 4 dhjetor.

Ndërkohë në qarkun e Durrësit, më i prekur nga tragjedia, mësimi do të nisë në 9 dhjetor, edhe për këtë, do të ketë një njoftim të dytë.

Ministrja bëri edhe një bilanc të gjendjes së shkollave në zonat e prekura nga tërmeti.

Shahini në fjalën e saj:

Këtë informacion e kemi shpërndarë tek bashkitë dhe inxhinierët përkatës të cilët kanë bërë verifikimet në terren për një pjesë të madhe, kjo është me datë 27 nëntor.

Më datë 28 atyre ju bashkuan një grup tjetër inxhinierësh nga Kosova dhe ata mbuluan një numër prej 150 shkollash, paraleshisht me inxhinierët bashkiak.

Më datë 30 nëntor, i gjithë informacioni nga terreni është analizuar dhe është konstatuar se ka një numër të konsiderueshëm të shkollave që kanë dëmtime të thella, ose kanë dëmtime serioze të cilat mund të riparohen, por kanë nevojë për disa ditë kohë.

Në Durrës janë edhe dëmtimet më të rënda. Në qarkun Durrës dhe Lezhë ka shkolla që kanë dëmtime të thella që kanë nevojë për disa ditë për merimetim janë 26.

Në qarkun Tiranë, ka shkolla që kanë dëmtime mesatare dhe do të rihapen për disa ditë. Përveç shkollës në fshatin Pezë e cila është mbyllur dhe nxënësit do të zhvendosen në një objekt tjetër.

Shkollat që kanë nevojë për riparime më të thella janë 23 në Tiranë.

Shkolla me dëmtime të lehta ka më shumë por nuk do ti raportoj sot se nuk paraqesin asnjë lloj rreziku.