Nuk pranonte ndarjen, kërcënon të renë me fotot intime

578
Kërcënimet me publikimin e fotove intime nuk kanë fund. Një tjetër rast është denoncuar në rajonin e policisë, ku një e re kishte pasur shqetësime nga ish i dashuri i saj. Një vajzë me inicialet Sh.D., ka denoncuar në polici një djalë të ri, me inicialet E.H. E reja ka treguar në polici se kishte qenë e lidhur me djalin, por ishte ndarë prej disa kohësh.
Këtë ndarje nuk e pranonte i riu me inicialet E.H. Ky i fundit kërcënonte ish-të dashurën e tij që të ktheheshin bashkë sërish, ose në të kundërt do ti publikonte fotot ku ata ishin duke bërë dashuri. Kjo ka bërë që e reja ti drejtohet policisë. Këtu ajo ka dëshmuar se kishte qenë e lidhur për 1 vit me të riun me inicialet E.H. Por vajza dyshonte se djali e tradhetonte, gjë që kishte sjellë edhe probleme në lidhjen e tyre, deri në ndarje. Këtë gjë nuk e pranonte djali me inicialet E. H., që e kërcënonte me publikimin e fotove intime në rrjetet sociale. Tani i riu ka përfunduar nën hetim dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës.
Sigal