Nuk ndalen lëkundjet sizmike në vend, ja qyteti ku ra tërmet për herë të fundit

517
Sigal

Nuk ndalen lëkundjet sizmike në vendin tonë, edhe pse tashmë me një magnitudë më të dobët.

Qyteti i fundit ku janë ndjerë lëkundjet e tërmetit është Korça. Në qytetin jug-lindor të vendit, për herë të fundit janë ndjerë lëkundje sizmike në orën 19.30 minuta.

Sipas IGJEUM, lëkundja ishte e forcës 2.7 ball, me epiqendër në Zicisht, 10 kilometrë nga Bilishti, ndërsa thellësia ishte 17 kilometër.

Lëkundjet pasojnë goditjen e fortë që ndodhi mëngjesin e djeshëm me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter.Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km në  Veri Lindje të Miras dhe 11 km në Juglindje Korçës.