Nuk i ndalon policisë dhe pëson aksident, tenton të largohet në këmbë por…

569
Në orët e vona të ditës së mërkurë, policia ka marrë informacion se në një mjet tip “Smart” pa targa, dyshohej se po transportonte lëndë shpërthyese.
Por menjëherë pas neutralizimit të rasti, policia ka bërë të ditur se në mjetin “Smart” nuk kishte lëndë shpërthyese. Gjithashtu raportohet se policia është vënë në ndjekje të mjetit por nuk i është bindur.
Gjatë ndjekjes së policisë në rrugën e qelqit në kombinat në një kryqëzim shkakton një aksident duke u përplasur me një mjet tip “Benz”.
Pas aksidentit personi që ndodhej në mjetin tip “Smart” ka braktisur makinën dhe është larguar në këmbë, por policia ka arritur që të arrestojë shtetasin Antonio Gjoshin, i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.
Sigal