Nuk i kthehu borxhin, 64-vjeçari kërcënon 35-vjeçaren nga Tirana

549
Një 64-vjeçar ka kërcënuar një 35-vjeçare nga Tirana, pasi pretendonte se kjo e fundit nuk i ka kthyer një borxh.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet LL.M, materialet për të cilin i janë referuar prokurorisë së Kurbinit.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin LL.M, vjeç 64, banues në fshatin Gurës, pasi dyshohet se, për një borxh të palikujduar, ka kanosur me fjalë shtetasen M.M, vjeç 35, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Sigal