Nuk e mbajnë frenat gjatë parkimit, makina përfundon në lumin Gjanica

468
Sigal

Një aksidenti i veçantë ka ndodhur sot në qendër të Fier. Drejtuesi i një automjeti tip Benz ka tentuar të parkojë mjetin e tij në një kantier ndërtimi ku një firmë po punon rehabilitimin e lumit Gjanica.

Siç mësohet mjetit nuk i kanë mbajtur frenat dhe ka rrëshqitur në një shkallë betoni që është për këtë lumë. Nga rrëshqitja mjeti ka përfundnuar në lumë.

Fatmirësisht çifti i të moshuarve që ishte në makinë nuk janë dëmtuar. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.