Norvegjia ka nevojë për punëtorë, ofron mbi 4 mijë euro pagë për këto profesione

131
Norvegjia renditet si një nga vendet me standardet më të larta të jetesës. Norvegjia është një shtet i pasur me naftë, ka jetëgjatësi të banorëve, që kap moshën e 81 viteve dhe një të ardhur mesatare vjetore për banorët prej 58.810 dollarësh.
Së fundmi Norvegjia ka ofruar një mundësi për emigrantët që duan të punojnë në këtë shtet për disa profesione të caktuara.
Shteti ofron një pagë të mirë e cila varion nga 4 mijë euro në 5 mijë euro në muaj, ndërsa profesionet më të kërkuara janë inxhinierë, mësues, mjekë, infermierë, shoferë autobusësh, kuzhinierë e kamerierë.
Zyra evropiane për punësim ka publikuar një raport ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura më lart, u ofrohet pagë mujore prej 4.500 euro.

Linku ku mund të aplikoni https://www.nav.no/workinnorway/en/Home